TIRANE - Në Tiranë përurohet qendra e menaxhimit të trafikut rrugor të kryeqytetit. Ky sistem sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës do të zgjidhë problemin e madh të trafikut. Sistemi i semaforëve do të kontrollohen nga kjo qendër e cila është vendosur në godinën e Bashkisë së Tiranës.
”Zgjidh një nga problemet më të prekshme për qindra mijëra shqiptar problemin e trafikut. Ai është përgjegjës për humbje kohe, shpenzime të kota dhe humbje durimi.
Bashkia e Tiranës e rikthyer me votën tuaj të 8 majit e ka konsideruar madhor këtë çështje dhe ka hartuar një plan masash. Disa prej tyre ishin të menjëhershme, si shesh rrotullimi i Shqiponjës, ndërsa qendra sot do vendosë në eficencë maksimale sistemin e semaforëve”- tha Basha.
Nëpërmjet këtij sistemi në rrugët e Tiranës do të instalohen dhe semaforë me buton për kalimin e këmbësoreve, të pajisur dhe me sinjale për personat me aftësi të kufizuar. Në ceremoni ishte i pranishëm dhe kryeministri Berisha.
Vlera 2.3 milion $ sipas marrëveshjes së Nën-Huasë 8.2 Milion Euro midis Ministrisë së Financave dhe Bashkisë së Tiranës, nga të cilat 5.9 Milion Euro janë kontraktuar më parë. Tenderi ndërkombëtar u fitua nga JV “Swarco Mizar” S.p.A & “SCAE” S.p.A Itali, kontrata është lidhur në 31 Maj 2012.
Kohëzgjatja 18 muaj (plus 2 vjet Garanci dhe Mirëmbajtje).
Elementet e Qendra e Kontrollit te Trafikut Urban janë sipas arkitekturës më poshtë:
1. Qendra Operacionale e Kontrollit (TOCC).
2. Nënsistemin Urban Traffic Control (UTC
3. Nënsistem të Tabelave elektronike me mesazhe të ndryshueshëm (VMS.
4. Close Circuit Television System (CCTV) – Kamerat.
5. Një nënsistem për rrjetin e telekomunikimit, Telecommunication Network (TN)
Qendra Operacionale e Kontrollit (TOCC) e pajisur me servera dhe poste pune kompiuterike për operatorët për menaxhimin e sistemeve, mbledhjen e të dhënave nga gjithë pajisjet e nënsistemeve dhe stacioneve në rrugë nëpërmjet sistemeve bashkëkohore të komunikimit si 3G dhe Fibër Optike duke bërë të mundur lidhjen e sistemeve të ndryshme dhe programeve aplikative të veçantë për mirëadministrimin e gjithë këtij sistemi si një e tërë.
Eshte realizuar, restaurimi i qendrës, instalimet elektrike kryesore, instalimi I dyshemesë teknologjike, instalimi i Video Wall të kontrrollit, mobilimi i zyrave, instalimi i serverave dhe instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative software.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com