Tirana nikoqire e 70 kryebashkiakëve të qyteteve ballkanike në 29- 30 janar! Merr kryesimin e Unionit Ballkanik të bashkive B40

Ne datat 29 dhe 30 janar, Tirana do të marrë presidencën e Unionit të Bashkive të B40. Aktiviteti do të mbledhë në kryeqytetin shqiptar mbi 70 kryetarë bashkish e përfaqësues të qyteteve ballkanike, ndërsa përgjatë gjithë këtij viti ngjarjet dhe eventet do të jenë të shumta tha Drejtori i  Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Integrimit në Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli.

“B40 është një organizëm qytetesh ballkanike, mbledhura bashkë nga Stambolli dhe Athina. Pritet që në Tiranë të kemi mbi 70 përfaqësues nga qytete të Ballkanit. Vitin e parë e pati Stambolli, vitin e dytë e kishte Athina dhe tashmë e ka Tirana. Kjo është një nga angazhimet e kryetarit të bashkisë për ta mbajtur Tiranën nën vëmendjen e qyteteve ballkanike. Në vitin 2025 do të jemi dhe kryeqyteti mesdhetar i Tiranës. Do të vijnë përfaqësues nga 70 qytete të Ballkanit për samitin hapës të B40, ndërsa përgjatë gjithë vitit, ne si administratë do të vazhdojmë të shtyjmë disa nga temat e bashkëpunimit për të bërë realitet atë që është axhenda e Tiranës. Unë do bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit me qëllim që këto axhenda të bëhen realitet. Për mjedisin, kulturën, demokracinë”, tha Drejtori i  Politikave të Zhvillimit, Genci Kojdheli.

Gjatë një interviste për Report TV, Kodheli tregoi se çfarë sjell marrja e këtij titulli.

“Kjo nënkupton më shumë turistë në Tiranë, më shumë evente në Tiranë. Kjo do të thotë më shumë vëmendje në mediat ballkanike dhe Evropiane”.

Ky titull vjen pas Tiranës kryeqytet i rinisë dhe sportit, ndërsa në 2025 pritet që kryeqyteti shqiptar të marrë edhe titullin Tirana përzgjidhet si 'Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut '

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh