"Tirana Open 1" kthen kryeqytetin 
 në një çati ndërthurjesh kulturore 

 në një çati ndërthurjesh kulturore ">
Për shtatë ditë me radhë Tirana do të kthehet në një qendër të vërtetë kulturore ku libri dhe artet do të bashkohen dhe ndërthurren në edicionin e dyrë të “Tirana Open 1”, i cili do të çelet më 6 maj. Ky event është koncertuar gjithashtu si një ndërthurje midis artistëve shqiptarë dhe atyre të huaj.
 
Tirana Open 1 paraqet për të parën herë një event të këtij lloji në Ballkan, duke sjellë së bashku nën një çadër një koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore shqiptare dhe ndërkombëtare që paraqiten në një program të pasur shumë-disiplinor ekspozitash, ngjarjesh, dhe eventesh publike.
 
Në konferëncën e zhvilluar në Galerinë Kombëtare të arteve një prej udhëheqësve artistikë të eventit Arlinda Dudaj ilumstroi në vija të përgjitshme itenerarin e këtyre eventeve të cilat do të jenë të pozicionuara në pika të ndryshme të kryeqytetit.

 
“Tirana Open është një çati e madhe që ka përfshirë brenda vetes festivalin e librit dhe të artit i cili do të përbëhet nga pesë shtylla kryesore siç e dini Festivali i librit dhe artit u zhvillua vjet sigurisht në një sipërrmarrje paska më të vogël në miniaturë  të kësaj që do të jetë në ditët në vijim, por sigurisht ishte një përpjekje për të bashkuar librin me artin e kemi quajtur festivali i librit dhe arteve sepse brenda pjesës së arteve ka shumë shumçka,"-u shpreh Dudaj.
 

Roberto Saviano do të jetë një nga shkrimtarët special të ftuar gjatë ditëve të “Tirana Open” për pjesën e “Festivalit të librit”
 
Gjithashtu në kategori të ndryshme si libri, muzika, kinematografia, arkitektuara, artet vizive do të shpërdahen çmime të ndryshme si dhe në çdo fushë do të ketë të ftuar të veçantë. 


Eventet kulturore që priten të realizohen në ditët e "Tirana Open 1" 


Tirana Open-Festivali i librit paraqet një panair gjithëpërfshirës të librit për  nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Me stenda nga shumica e shtëpive botuese të librit të Shqipërisë, panairi është organizuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve.
 
Tirana Open-paMUR, seksioni i arteve bashkëkohore të festivalit, paraqet një projekt të ftuarish specialë si artisti i famshëm William Kentridge (Afrika e Jugut), dhe një konkurs videosh nga artistë të shquar ndërkombëtarë dhe vendas.
 
Tirana Open-Muzika e Bienale Musica Venecia-s dhe kompanisë së operas  italiane bashkëkohore Cantieri Teatrali Koreja do të udhëtojë për në Shqipëri me prodhimin e tij Kater i Radës. Il Naufragio. Festivali do të përmbajë gjithashtu koncerte nga grupe të shquar Fanfara Tirana dhe Gipsy Groove
 
Tirana Open-Film. Lista e filmave përfshirë në DocuTIFF, me dokumentarë  kinematografikë pioniere, organizuar nga Tirana International Film Festival (TIFF), si dhe një program me katër filma të fundit izraelitë paraqitur nga Akademia e Filmit dhe Multimedias MARUBI, qe do të mbulojnë sektorin e të dashuruarve pas filmit.
 
Tirana Open-Arkitekturë. Laboratori Urban Tirana Albania (ULTRA) do të paraqitet me një festival vjetor të komenteve dhe ideve të jetës urbane dhe hapësirën e ndërtuar.  Kjo në kontekstin e ndryshimit të hapësirës urbane, kuruar nga Elian Stefa.

tirana open

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit

Lundronin pa dokumente dhe rrezikonin pushuesit, Policia bllokon 39 mjete nga Ksamili në Koman, gjobiten drejtuesit