Ndërprerja e energjisë elektrike në Tiranë mbrëmjen se të enjtes ka ardhur për shkak të dëmtimit të një kabëlli.

Operatori  i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se pas defektit kanë stakuar stacionin që ndodhet në qendër të Tiranës, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të kryeqytetit. OSHEE nuk ka qënë në gjendje për të riparuar në kohë defektin dhe ka ndëprerë energjinë për mijra banorë.

‘’Ashtu si çdo pajisje elektroshtëpiake që ka një kolaudim të thjeshtë edhe ky nënstacion ka koladiumin e këtyre pajisjeve. Gjatë këtij procesi të kolaudimit një kabëll iu dëmtua izolacioni si pasojë e ngarkesës së caktuar. Gjithë personali operativ veproi po prap komfort standardeve duke e stakuar nënstacionin në regjinë avarie, duke kaluar të gjitha ngarkesat e popullatës në nënstacione të tjera’’, është shprehur Petraq Lika Drejtor i Shpërndarjes OSHEE. 

Energjia Elektrike u ndëpre në disa zona, mes tyre edhe në stadiumin Selman Stermasi, ku po luhej ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit.

Kryeqyteti ka qënë në terr dhe e kjo situatë e ka gjetur të papërgatitur Operatorin e Shpërndarjen së Energjisë Elektrike.

Ndërkohë ndëprerja e energjisë do të vijojë në Tiranë deri më 15 dhjetor derisa të përfundojnë punimet për stacionin në qendër të Tiranës.

‘’Me përfundimit e kontratës që mbyllen të gjitha proceset e kolaudimit që janë të domosdoshshme atëherë situata futet në normalitet’’, u shpreh Lika.
 
Ditët e fundit qytetarët në Tiranë janë përballur me ndëprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com