'Tirana pa makina', qytetarët gjallërojnë qytetin: Atmosferë feste me këto zbukurimet

“Kjo e diel u kthye në atmosferë feste dhe larg zhurmave të makinave për qytetarët kryeqytetas. “Në ditën pa makina” Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë gumuzhinte nga tingujt e muzikës, performancat e të vegjëlve dhe lojërave të ndryshme sportive”.

Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina”, nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për të bërë një jetë më aktive.

Qytetarët të favorizuar edhe nga kushtet atmosferike gjallëruan rrugët e kryeqytetit.

“Më duket shumë mirë Tirana sot, qetësi dhe atmosferë feste me këto zbukurimet”.

Dita pa makina duket shumë mirë, argëtohen fëmijët edhe të mëdhenjtë”.

 “Kam dal shëtitje, xhiro me motrën”. 

“Më pëlqejnë zbukurimet”.

Ajo që binte në sy edhe këtë të diel ishte prezenca e shumtë e turistëve të huaj, pothuajse më shumë sesa e atyre vendase, kjo edhe për shkak se sot është Pashka Ortodokse dhe qytetarët kanë zgjedhur të festojnë me familjarët apo të largohen  jashtë Tiranës.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve disa rrugë u bllokuan kurse një pjesë u devijuan për disa linja të transportit publik. “Tirana pa makina” do të rikthehet sërish me datën 1 Qershor.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 06/05/2024 05:58

    Kur elitat e kombit do organizojnë Tirana dhe gjithë Shqipëria pa shqiptarë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda