Tirana, që marshon frikshëm për titullin këtë sezon, nuk ka falur as Egnatian. Bardheblutë në sfidën hapëse të javës së 29 të Superligës kanë fituar me rezultatin e thellë 0-3, duke u shkëptur 19 pikë nga Laçi i vendit të dytë. Sakaq edhe Kastrioti ka vijuar serinë e fitoreve radhazi, pasi krutanët kanë likuiduar 1-0 Kukësin. Për krutanët ky është trepikëshi i pestë radhazi.
Ndërkohë të dielën Vllaznia, që vetëm pak ditë më parë u kualifikua në finale e Kupës së Shqipërisë, udhëton në transfertë për t’u përballur me Teutën që tani ka hyrë në vallen e mbijetesës.
Po të dielën, për llogari të javës së 29 të Superliges, Skënderbeu pret Partizanin, ndërsa Dinamo udhëton në Laç për t’u përballur me kurbinasit.