Ndeshja më e rëndësishme e javës në futboll, derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është shtyrë pas ndërprerjes së energjisë elektrike në stadium. Ndeshja do të luhet nesër në orën 14:00, dhe do të rinisë në minutën e 63-të, aty ku edhe u ndërpre. Për më shumë se 30 minuta 10 mijë tifozët e pranishëm në "Selman Stermasi", qëndruan në errësirë. 

Krahas stadiumit, black out-i përfshiu edhe një pjesë të zonës përreth stadiumit. Shkakun e ndërprerjes së energjisë e jep vetë OSHEE, duke zgjedhur më shumë të justifikohet sesa të marrë përgjegjësi për këtë skandal. Argumentet e OSHEE për ndërprerjen e energjisë elektrike janë tipike si në vitin e largët 1993: "Shkak mbingarkesa". A thua se përgjatë 23 viteve, investimet në rrjetin elektrik kanë mbetur në vendumero dhe s'është bërë asgjë për përballimin e situatave të tilla me mbingarkesë në rrjet. 

Ikja e dritave bëri që 10 mijë tifozët e pranishëm në stadium të mos largohen menjëherë, por ndezën zjarre në shkallët e stadiumit për t'u ngrohur. 

Pamundësia për rikthimin e energjisë, pasi defekti u përsërit, bëri që FSHF të vendoste shtyrjen e ndeshjes për nesër në orën 14:00. 

Ndërprerja e energjisë, reagon OSHEE
Ndërprerja e energjisë elektrike në stadiumin "Selman Stermasi" ka sjellë edhe reagimin e OSHEE-së.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka deklaruar se heqja e nënstacionit elektrik te 15-katëshi ka sjellë mbingarkesë në rrjet, çka ka çuar edhe në ndërprerjen e energjisë elektrike. Nuk dihet ende nëse OSHEE do të marrë masa për riparimin e defektit në stadiumin "Elbasan Arena". 

Ndërpritet ndeshja derbi Tirana-Partizani

Ora 20:30 OSHEE: Drejtuesit e stadiumit s'na njoftuan për ndeshjen
OSHEE akuzon drejtuesit e stadiumit "Selman Stermasi" se nuk kanë njoftuar që sot do të zhvillohej ndeshja. Sipas OSHEE, drejtuesit e stadiumit s'kanë kërkuar as masa shtesë për mbarëvajtjen e këtij takimi. "Prej muajit Korrik kur stadiumi kaloi në administrim privat, OSHEE nuk eshte njoftuar per asnje mase shtese. Pavaresisht mosnjoftimit nga ana e drejtuesve te stadiumit, per ndeshjen e sotme, OSHEE mori persiper dhe u angazhua per suport te dhenies se sigurise se dyfisht per furnizimin me energji elektrike, por punonjesit tane nuk jane lejuar!", thuhet në deklaratën e OSHEE.  

Sipas OSHEE, aktualisht kanë marrë energji elektrike zonat: Selvija, ish-blloku, qendra ku jane ministritë. Ndërsa vijojnë të mbeten pa energji një pjesë e Vasil Shantos, Myslym Shyri, etj. 

Ora 20:18 Pa energji elektrike disa zona në Tiranë
Pa energji elektrike janë disa zona të kryeqytetit. Kështu, ka mungesë të energjisë elektrike në zonën përreth stadiumit "Selman Stërmasi", ish-stadiumit "Qemal Stafa", sheshit "Nënë Tereza", zonës pranë 21 dhjetorit si dhe në gjysmën e qendrës së kryeqytetit. 

Ora 20:13 OSHEE: Defekti në nënstacionin e Qendrës
 
OSHEE ka sqaruar sërish se shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike në stadiumin "Selman Stermasi", kur po luhej derbi Tirana-Partizani, është bërë një defekt teknik në nënstacionin elektrik në Qendër të Tiranës. "Për shkak të një defekti në N/stacionin Qendër (kontakt i dobët në çelësin kryesor 20 kV të trasformatorit të fuqisë) disa fidra u stakuan duke lënë pa energji elektrike një pjesë të qendrës të Tiranës.
Aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë elektrike përmes linjave të tjera unazë të lidhura me Nst e tjera të Tiranës", thuhet në reagimin e OSHEE-së.

Ora 20:00 Tirana-Partizani do luhet nesër nga minuta e 63-të
Ndeshja u ndërpre në minutën e 63-të të takimit dhe për rrjedhojë do të rinisë nga kjo minutë. 

Ora 19:50 Shtyhet derbi Tirana-Partizani, ndeshja riluhet nesër në 14:00
Zyrtare! Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është shtyrë. Vendimi është marrë nga të dyja ekipet në prani edhe të delegatit të FSHF-së. Edhe pse është tentuar rikthimi i energjisë elektrike në stadium, sërish ka pasur probleme në rrjet, çka e ka bërë të pamundur rinisjen e ndeshjes. Ndeshja riluhet nesër, e premte, në 14:00. 

Ora 19: 40 Rikthehen dritat në stadium, s'dihet nëse do rinisë ndeshja

Ora 19:30 10 mijë tifozë në stadium, nuk largohen
Në stadiumin e Tiranës ndodhen rreth 10 mijë tifozë të skuadrës bardheblu dhe të atyre të Partizanit. Mësohet se tifozët nuk janë larguar nga stadiumi, por janë në pritje të rifillimit të ndeshjes. 

Ora 19: 25 Reagon OSHE: Shkak i ndërprerjes, mbingarkesa në rrjet
Ndërprerja e energjisë elektrike në stadiumin "Selman Stermasi" ka sjellë edhe reagimin e OSHEE-së.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka deklaruar se heqja e nënstacionit elektrik te 15-katëshi ka sjellë mbingarkesë në rrjet, çka ka çuar edhe në ndërprerjen e energjisë elektrike. Nuk dihet ende nëse OSHEE do të marrë masa për riparimin e defektit në stadiumin "Selman Stermasi". 

Ora 19:20 Ikin dritat në stadiumin "Selman Stermasi", ndërpritet derbi
Ndërprerja e energjisë elekltrike në stadiumin "Selman Stermasi" ka bërë që të ndërpritet kryendeshja e javës, Tirana-Partizani. Shkak dyshohet të jetë mbingarkesa në rrjetin elektrik.  

[gallery]19968[/gallery]

Vijon...

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com