Tirana i jep lamtumirën Champions League! Kampionet e Shqipërisë mposhten edhe në ndeshjen e kthimit

Tirana është eliminuar nga Champions League! Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur 1-2 në ndeshjen e kthimit nga kampionët luksemburgas të Dudelange edhe pse synonin përmbysjen. Kjo pasi Tirana ishte mposhtur edhe në ndeshjen e parë 1-0 dhe është eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, kishte shpresa që bardheblutë të përmbysnin gjithçka por nuk ndodhi ashtu. Në duelin e kthimit, pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0 por situata u ndez në pjesën e dytë.

Kampionia e Luksemburgut, Dudelange u fut në fushë fuqishëm dhe për pak minuta shënoi 2 gola. Mesfushori Filip Bojic shënoi golin e parë në minutën '49 ndërsa golin e dytë e shënoi Dejvid Sinani në minutën '61.

Shpresën e bardhebluve për përmbysje të rezultatit e dha goli i Redon Xhixhës në minutën e '78. Duheshin pak minuta për të shënuar 2 gola të tjerë që të merrnin fitoren dhe tifozët i dhanë mbështetjen maksimale, por nuk ia dolën.

Tani bardhblutë do vijojnë aventurën europiane në turin e dytë të Conference League.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
Rindizet ndeshja e Championsit, Tirana rihyn ne lojë me Xhixhën! Duhen dy gola për 12 minuta (VIDEO)

 

Pas 2 golash nga Dudelange, Tirana është rifutur në lojë me golin e Redon Xhixhës. Ndërkohë i duhen dy gola për 12 minuta që të marrë fitoren.

Ora 21:31
Dudelange futet 'fuqishëm' në fushë, shënon golin e dytë në sfidën përballë Tiranës

1657653617_Screenshot2.jpg

Dejvid Sinani ka shënuar golin e dytë në sfidën përballë Tiranës. Golin e parë e shënoi Filip Bojic.

Ora 21:10
Dudelange shënon golin e avantazhit në sfidën me Tiranën

Mesfushori i skuadrës luksemburgase Filip Bojic ka shënuar gol në pjesën e dytë të ndeshjes me Tiranën që po luhet në stadiumin 'Air Albania'. Në minutën 49 shënoi në portën e klubit shqiptar duke vështirësuar mundësinë e Tiranës që të kualifikohet në turin e dytë të Champions League. Edhe në sfidën e parë, Dudelange fitoi përballë Tiranës me rezultatin 1-0.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albi: 13/07/2022 14:11

    ekip qesharak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja