Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri pasditen e sotme. Si pasojë e reshjeve të shiut në disa rruga është vështirësuar qarkullimi i mjeteve.

Stuhia e shiut zgjati për rreth 15 minuta dhe më pas intensiteti i reshjeve ra.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot dhe nesër, reshje mesatare shiu të shoqëruar edhe më shtrëngata priten edhe në  qarqet Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Sipas IGJEUM, nuk ka rrezik për përmbytje.