'Tirana pranoi propozimin tonë për naftën' / Ish-kryeministri malazez: Si e binda Berishën të thyente embargon në 1993

'Tirana pranoi propozimin tonë për naftën' / Ish-kryeministri malazez: Si e binda Berishën të thyente embargon në 1993

Gjatë takimit të ish-kryeministrit malazes, Momir Bulatoviç me ish-presidentin Sali Berisha

Replikat mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha rikthyen në qendër të vëmendjes një prej çështjeve enigmatike të 25 viteve më parë. A e theu qeveria shqiptare embargon e OKB kundër Jugosllavisë në 1993? Ish-kryemnistri malazez, Momir Bulatoviç ka rrëfyer bisedën e tij me ish-presidentin Sali Berisha dhe si arriti ta bindë atë për të kontrabanduar naftë përmes veriut të Shqipërisë. Gjithashtu, këto kujtime përbëjnë rastin e parë të publikimit të një dëshmie shumë të rëndë ndaj kryeministrit aktual shqiptar Sali Berisha nga ish-kryeministri i Malit të Zi në vitin 1993. 

Ajo që nuk ishte pranuar asnjëherë zyrtarisht nga qeveritë e dy vendeve të asaj kohe, bëhet publike me këtë botim. Sipas ish-kryeministit malazez, ish-Presidenti Sali Berisha ka rënë dakord që të lejojë shkeljen e embargos së karburanteve të vendosur nga OKB, ndaj ish-Jugosllavisë në kohën kur Sllobodon Milloshevic vriste kosovarët dhe vazhdonte masakrat në Bosnjë e Kroaci. Bullatovic ka arritur të bjerë në ujdi me Berishën pikërisht më 15 shtator 1993, të shkelë embargon dhe t’u sigurojë fitime përrallore të gjithë strukturës shtetërore shqiptare të kohës. Shoqëria kryesore që drejtoi kontrabandën e naftës drejt Jugosllavisë ishte pikërisht ”Shqiponja“, pronë e Partisë Demokratike. Për shkeljen e embargos në atë kohë u denoncua qeveria shqiptare.

Ja kujtimet e Bulatoviç: Tirana pranoi propozimin tonë për naftën
Presidenti i atëhershëm shqiptar të jepte përshtypjen e një zotërie të vërtetë. Me profesion kardiokirurg, i shkolluar në Paris, në kohën e një izolimi të plotë të vendit të tij (e paraqiste veten si viktime e regjimit të mëparshëm, megjithëse rruga e tij jetësore nuk e vërteton këtë), ishte i pashëm dhe i veshur në mënyrë shembullore, ai fliste në mënyre të shkëlqyeshme gjuhën frënge, të cilën e zgjodhem për konkurim.

Përballë Berishës
Në sallë kishte ministra, këshilltarë, përkthyes, por në fakt, ishim vetëm ne të dy. Objektivisht ishte fjala për një takim të rëndësishëm. I pari, që pas shumë viteve të injoriumit ndërshtetëror, bile dhe armiqësive, takimi mund të kishte konsekuenca të jashtëzakonshme. Besoj se për këtë, ne të dy ishim të ndërgjegjshëm. Megjithatë, pata përshtypjen se prapa shikimit të tij depërtues fshihej padurimi për të marrë vesh arsyet e vërteta të vizitës sime. Pas frazave të zakonshme protokollare mbi rëndësinë e takimit (që e pranuam në mënyrë të dyanshme), ai e ndjeu veten të obliguar të përmendte Kosovën dhe të shprehte “shqetësimin e thellë” për situatat, të cilat, të jemi të sinqertë, që atëherë duhet të më shqetësonin edhe mua, ndersa atë ta bënin të kënaqur. Ky ishte momenti, që biseda jonë të kthehej në drejtimin që dëshiroja unë.

E luta që ta kapërcenim atë temë: “Jam këtu si përfaqësues i lartë i vendit tim. Kam ardhur pas pesëdhjetë vjetësh dhe jam mirenjohës, që ai më krijoi këtë mundësi. Jam këtu të bisedojmë mbi çështjet – vazhdova unë, – rreth të cilave besoj se mund të biem dakord”. Midis tyre, sidoqoftë, nuk është çështja e Kosovës dhe Metohise. Përsa i takon situatës në këtë krahinë serbe, takimi ynë nuk do të kishte ndodhur as për disa shekuj në vazhdim.

Por në qoftë se jo gjithçka, të paktën mund të arrinim diçka. I tregova se gjyshja ime gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mjekuar për disa muaj një partizan të plagosur shqiptar. Kur e kam pyetur se si janë marrë vesh, sepse ajo nuk dinte shqip, ajo më kishte parë me çudi dhe më kishte thënë: “Si të mos merremi vesh kur jemi njerëz?” E kapi nënkuptimin. Kërkova që të mundohemi dhe të gjejmë atë që na bashkon, me gjithë atë humnerë që na ndan. Ma ktheu me një tregim të bukur mbi gjyshen e vet, i cili diku në grykën e Rugovës, rrinte përpara shtëpisë buzë rrugës dhe i priste udhëtarët mysafirë – shqiptarë dhe serbë – me gëzim të njellojtë, dhe me trishtimin e tij kur lufta e shkretoi këtë krahinë dhe ai u priste më kot, që të bisedonte përsëri me dikë në mënyrë njerëzore. Domethënë, nuk ishim dhe aq të largët!!

Biseda, që i hapi rrugë… karburantit
U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kishta nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet “perdja e hekurt”, e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepet mundesia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri-tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysëm shekulli. Që të shkonte çdo gje më thjeshtë, ishte e nevojshme që si njëra anë, ashtu dhe ana tjetër – të mbyllnin sytë gjatë zbatimit të rreptë të rregullave dhe që në tregtinë ndërkombëtare të përfshihen edhe ato gjëra, që zakonisht nuk janë të përfshira. Atëhere përmenda dhe naftën, dmth derivatet aq të nevojshme për ne. “Zoti President, a kërkoni Ju, që Shqipëria të shkelë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?” më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.

“Zoti na ruajtë, – u përgjigja i gatshëm. "Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron psh ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështire që ta llogarisësh atë, në qoftë se nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër”. E përsëris, këtë do ta bënin qytetarët dhe jo shteti, kështu që sanksionet formalisht do të respektoheshin… Nuk ishte nevoja të vazhdoja. Ishte më mirë që disa argumenta të mos përmendeshin. Gjendja e atëherëshme ekonomike në Shqipëri, nga pikpamja jonë, ishte krejtësisht shqiptare. Pjesa qendrore e shtetit, mbështetja e pushtetit të Presidentit Berisha, jetonte në sajë të ndihmës humanitare dhe donacioneve të varfëra. Pjesa jugore u mbështet tek Greqia, ku shumë persona punonin në mënyre legale osë në të zezë. Rajoni verior shkodran, nuk kishte perspektivën tjetër, përveç, në bazë të propozimit tim, t’i kushtohej tregtisë së naftës me Liqenin e Shkodrës. Sidoqoftë, unë e dija që ai e di që unë këtë e di.

Dhe, kjo ishte gjithçka! Thellë në vete isha i sigurt, që ai do ta pranonte ofertën. E dija që një fuqi e huaj, para së gjithash Amerika nuk do ta ndalonte të vepronte kështu. Sepse, megjithëse dukej paradoksale, shkelja në mënyre të tillë e sanksioneve ishte pikërisht në frymën e tyre. Qëllimi i kreatorëve të tyre nuk ishte që ne të mbeteshim me çdo kusht pa pikë nafte, por vetëm ta paguanim shtrenjtë dhe ta gjenim atë në mënyrë të mundimshme.

Organizimi i trafikut të naftës
Pala shqiptare e pranoi propozimin tonë. Që tregtia në përgjithësi të ishte e mundur, nuk ishte e mjaftueshme që organet e tyre shtetërore të lejojnë tregtinë e vogël nëpërmjet liqenit (që të mbyllnin sytë), por duhej të krijonin mundësitë. -E para, kjo do të thoshte importimi në Shqipëri i sasive shumë më të mëdha të derivateve në krahasim me të zakonshmen, dhe e dyta – shitja e tyre në pjesën veriore të vendit, nëpërmjet shpërndarësve lokale të vegjël, dhe me kohë të dealer-ave (shpërndarësve) më të mëdhenj.

Nga ana jonë hapeshin shumë probleme të veçantë. Duhet të vendosej organizimi i shërbimeve shtetërore, që do të mundësonin marrjen e sasive të pritura të derivateve, por të mos lejohej edhe një lloj kaosi ekonomik. Ishte e qartë se benzina nuk ishte kruajtëse dhëmbësh, që të fshihej dhe të transportohej në xhep. Modeli, të cilin e kemi përcaktuar, meritonte të ishte i skicuar. Të paktën nga dy arse. E para, sepse besoj që ishte i suksesshëm dhe na vinte në detyrim që të mbahej mend. E dyta, që është më e rëndësishmja, se ai ishte i ndryshëm nga modeli i kontrabandes së cigareve nëpërmjet Malit të Zi (për këto do flas më vonë), i cili përcaktoi në mënyre vendimtare fatin politik dhe çdo fat tjetër të Malit të Zi – në vitet e mëvonshme deri në ditët e sotshme. Nëpërmjet Liqenit të Shkodrës (dhe në rrugët tokësore përreth), mjetet lundruese dhe të transportit tokësor kalonin pranë njësive ushtarake kufitare dhe policisë, pa u ndaluar dhe kontrolluar. Shkarkimi bëhej nga lokacionet e përcaktuara më parë, numri i të cilave duhej të ishte sa më i madh. Në një moment, ato do numëroheshin më shumë se tridhjetë. Me gjithë këto punë, merreshin private, që kishin krijuar lidhje me anën tjetër të kufirit. Faktikisht, ata ishin importuesit e naftës dhe organet shtetërore nga pikëpamja e ligjshmërisë së brendshme.

“Të gjitha pagesat ishin në monedhë të huaj cash dhe derdheshin në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura ishin veçanërisht të rendësishme në periudhen e hiperinflacionit”. Kështu i trajtonin. Kjo do të thotë që në vend të një “Jugopetrol”-i, patëm qindra e mijra petrole të vogla. Karakteristikat kryesore e një mënyre të tillë pune ishte mungesa e monopolit të dikujt mbi to. Cdonjeri mund të importonte derivatet e naftës dhe cdonjeri ishte i detyruar të kalonte të njëjtën procedurë të parashikuar nga ana e shtetit. Ajo karakterizohet me kontrollin e detyrueshëm në pikat e daljes së saj nga territori. Sasitë detyrimisht duhet të deklaroheshin dhe mbi këto duhet të paguhej taksa e parashikuar. Të tilla letra “të rregullta” ishin kusht për lëvizjen e lirë nëpër territorin e Jugosllavisë./ Marrë nga Mapo/

Teksti është marrë nga kujtimet e z. Momir Bulatoviç, ish kryeministër i Malit të ZI në vitin 1993, në librin me titull “Pravila Cutanje” 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/08/2018 23:17

    Me qarte se kaq nuk mund te thuhet. Berisha si gjithmone genjeu gjate intervisyes se fundit. Imagjinoni se cfare misteresh dhe krime te tjera fsheh ai njeri nen lekure. Kur huk e denuan dot ne ' 97. - 2002 veshtire se bejne tani. Ndoshta E godasin duke i arrestuar Shkerdhenin por mbetet per tu pare.

    Përgjigju
  • adamo 311: 08/08/2018 20:45

    Nuk ishte merite e Sales te behej "kontrabandisti" nje nder me te medhenjeve ne ballkan, por ishte DESHTIM yni i te gjitheve, qe lejuam gjegj. votuam nje person ( parti politike ) me te brishte (me siguri ) ne Europe dhe me gjere. Nuk thuhet kot: "Populli i meriton ata politikan qe jan ne qeveri" Gabimi ( mashtimi ) eshte i popullit, se si Sala ka shume ne bote. Pershendetje

    Përgjigju
    • jak: 09/08/2018 00:23

      ky njeri 100 vjet burg me qendru nuk paguan dot gjynahet qe i ka ba shqipnise ,kosoves e njerzimit

  • Kavaja: 08/08/2018 19:03

    Bullati e kishte leht ta bind dhenderrin me sa duket edhe nip malaziasi, qe ta ndihmoje mikun apo dajen qe, ta theje embargon e OKB.SHBA dhe BE.Kjo eshte edhe trimeri e guxim, si nipiu per dajen,apo dhenderri per mikun.Po Berisha vetem sa Qendroi ne "krye te detyres" prte UDB-shi serbe.E paguan kur kishte kerkuar ta pagoajne UDB-ja.Tash duhet arsyetuar "betimin".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë