Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale, Veliaj takon presidentin Begaj: Do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz

Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale,  Veliaj takon presidentin Begaj: Do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz

Erion Veliaj dhe Bajram Begaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim sot me kreun e shtetit Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se me lidershipin e ri në Presidencë, Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale në vijim.

“Ishte kënaqësi e veçantë t'i uroja formalisht Presidentit Bajram Begaj detyrën e re si bashkues e udhëheqës i kombit tonë. Me lidershipin e ri në Presidencë, Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale në vijim - do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz”, thekson Veliaj në një postim në rrjete sociale.

Tirana është aktualisht dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë ku përgjatë një viti janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme, ndërkohë që për 2023, është përzgjedhur si Qyteti Europian i Sportit.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Vlerësohet nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin ‘Qytetar Nderi’, ambasadori italian Fabrizio Bucci: Është bërë shumë për marrëdhëniet Itali-Shqipëri

Vlerësohet nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin ‘Qytetar Nderi’, ambasadori italian Fabrizio Bucci: Është bërë shumë për marrëdhëniet Itali-Shqipëri