Superliga shqiptare e futbollit luan javën e 21-të. Duelet janë të ndara në dy ditë dhe në orare të ndryshme. Për shkak se në mesjavë u luajtën ndeshjet e Kupës, dita e parë e raundit të 21-të do jetë të dielën e 28 janarit.

Gjithçka nis në orën 13:30 me Laçi - Teuta, për të vijuar me dy sfidat e tjera të orës 17:00. Tirana pret Skënderbeun në "Air Albania", ndërsa Vllaznia luan me Partizanin në "Loro Boriçi".

Të hënën e 29 janarit luhen dy ndeshje. Në orën 13:30 Egnatia luan me Erzenin, ndërsa në 17:00 Dinamo luan me Kukësin në "Niko Dovana" të Durrësit.

Superliga, java 21-të:

E dielë, 28 janar

13:30 Laçi - Teuta

17:00 Tirana - Skënderbeu

17:00 Vllaznia - Partizani

E hënë, 29 janarit

13:30 Egnatia - Erzeni

17:00 Dinamo - Kukësi

Pas javës së 20-të, Egnatia me 43 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Partizani me 35 pikë, Vllaznia me 32 dhe Tirana me 30 pikë. Erzeni, Kukësi dhe Teuta në fundin e renditjes.