Hapet në Tiranë zyra rajonale rinore pas vendimit të 6 kryeministrave të Ballkanit në Samitin e Parisit.
 
Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar te 'Muzeu Kombëtar' kanë qenë ministrat e vendeve të Ballkanit, ndërsa Blendi Klosi u shpreh para homologëve të tij se ky është një kapitull i ri për rajonin.
 
Ministri i Mirëqenies Sociale theksoi se duhet të ndjekim shembullin e Francës dhe Gjermanisë pas luftës, ndërsa Ballkani ka një potencial të madh rinor që mund të orientohet mjaft mirë për të ecur përpara.
 
"Zyra rajonale me qendër në Tiranë do të jetë shtëpia e përbashkët e të rinjve të Ballkanit, promotore e ideve rinore e edukimit profesional, ndërsa nuk do të jetë e largët dita kur të rinjtë shqiptarë të jenë vullnetar në Serbi, apo e kundërta" deklaroi Klosi.