Dhjetori ka ardhur. Tashmë mund të themi se jemi zyrtarisht në muajin e festave.
Kryeqyteti është veshur nga dritat shumëngjyrëshe që e fton këdo t'i bashkëngjitet atmosferës së festave.
Përveç zbukurimeve që i kanë dhënë një tjetër pamje Tiranës, këtë vit artisti italian Marco Lodola ka sjellë për qytetarët e metropolit diçka ndryshe.
Skulptura të realizuara nga dritat ku në qendër të tyre qëndron individi. Ato janë vendosur në zonat më të populluara të Tiranës.
Marco Lodola, artisti i njohur ndërkombëtarisht, skenografist i tenorit Andrea Boccellit ka zgjedhur edhe kryeqytetin tonë për të prezantuar veprat e tij të vlerësuara nga e gjithë bota.
Ato do të qëndrojnë në Tiranë një muaj.
[gallery]20027[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO