Vijon puna për rikonstruksionin e stadiumit. Përmirësimi i kushteve të impiantit, përgatitja e terrenit të gjelbër dhe instalimi i 9600 stolave janë pjesë e punës për t’u bërë në ditët e ardhshme.
Disa pajisje të nevojshme për tapetin e stadiumit kanë mbërritur në "Selman Stermasi" dhe ka nisur puna për nivelimin e barit. Brenda javës së ardhshme do të nisë puna për instalimin e stolave bardheblu që do të dekorojnë si duhet shtëpinë e re të KF Tiranës. Në të njëjtën kohë po punohet në ambientet e brendshme të stadiumit me rrethimin e brendshëm të tribunave.
Kabinat e transmetimit, tribunat mikse, portat hyrëse, sektori miqve dhe te tjera ambiente te nevojshme për një stadium europian, janë pjesë e punës që KF Tirana po zhvillon ne "Selman Stermasi".
Ky stadium do te ofroj kushte perfekte për tifozerinë bardheblu përgjate sezonit te ardhshem. Investimi i bere ne kete impiant do te rikthej buzeqeshjen e sportdashesve. Rrenojat e para pak muajve, tani kane marre ne nje kohe rekord pamjen e nje stadiumi.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com