Tirana thyhet në Laç, Flamurtari
kryeson, Vllaznia i falet Shtubinës

Tirana thyhet në Laç, Flamurtari<br />kryeson, Vllaznia i falet Shtubinës
Si rrallë herë kampionati kombëtar i futbollit kryesohet nga 4 ekipe, të cilat në 5 javët e para kanë arritur që të marrin të njëjtat pikë duke premtuar rivalitet të ashpër për trofeun deri në metrat e fundit. Përpos faktit që kampionati sheh 4 ekipe në krye, java e 5 do të fiskohet edhe si e rezultateve të njëjta, pasi të 5 ekipet fituese kanë shënuar nga 2 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë, pra 2-0.

Surpriza e javës është humbja e Tiranës në Laç me rezultatin 2-0 përballë vendasve që e merituan plotësisht triumfin, teksa dominuan në të gjitha aspektet duke i treguar Tiranës që nuk do ta ketë aspak të lehtë këtë edicion, edhe pse e nisi me vrull dhe kishte mundësi që të shkëputej me 3 pikë nga ndjekësit. Por ngjarjet e fundit dhe mungesat e Debatik Currit në mbrojtje dhe Elis Bakajt në repartin e avancuar ndikuan në përcaktimin e fatit të ndeshjes. Laçi e nisi ndeshjen mjaft mirë duke luajtur si superior përballë një Tirane ndryshe nga javët e fundit.

Bardhezinjtë e drejtuar nga tekniku shkodran, Cungu gjetën golin shumë shpejt në minutën e 30 me Cetkovic. 24 herë kampionët e vendit tentuan kundërpërgjigjen me disa raste të mira për gol, por finalizimi nuk ishte i saktë duke e përfunduar pjesën e parë me avantazhin e vendasve. Në pjesën e dytë Magani shtyn të tijët përpara për të barazuar, por Nimani në të 75’ vulos dopietën për Laçin duke zbritur Tiranën nga froni. Flamurtari rikthehet te fitorja me Elbasanin pas barazimit me Vllazninë duke u konfirmuar si një nga skuadrat pretendente për titullin.

Kuqezinjtë e Gjokës fituan 2-0 me dy gola në fund nga Muzaka dhe Gelashvili. Triumfi e ngre Flamurtarin në krye të renditjes falë edhe golavarazhit më të mirë, ndërsa me humbjen e 5 në 5 ndeshje Elbasani tregoi se ka pak shanse për të mbijetuar në Superiore. Ndeshja e fundit e javës u zhvillua në Shkodër, aty ku vendasit edhe pse pa tifozë ia dolën që të merrnin fitoren përballë Apolonisë me dy golat e Shtubinës në të 30’ dhe 35’.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku