Tirana 'zgjohet' nga breshëri! Kukësi, Korça, Elbasani dhe Bulqiza zbardhen nga dëbora! (VIDEO)

TIRANE- Mëngjesin e sotëm Tirana është 'zgjuar' nga reshjet e breshërit.

Në pak minuta rrugët e kryqytetit janë zbardhur nga breshëri. Ndërkohë që më pas në vend kanë nisur reshjet e shiut. Më pas në kryeqytet kanë nisur edhe reshjet e shiut.

Sipas meteoalb Shiu i dendur i cili "pushtoi" të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t'ia lënë vendin kthjellimeve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Dëbora 'zbret' në Elbasan, këto janë zonat e mbuluara nga bardhësia

1582808503_elbasan.jpg

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta të shoqëruar me reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit. Reshje bore janë regjistruar në Malësitë e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit dhe Prrenjasit. Po ashtu dëbora ka mbuluar edhe Gjinarin dhe Zavalinën në Elbasan. Reshje të dendura ka pasur edhe në Stëblevë ku trashësia ka arritur në 30 cm.

Ora 13:44
Reshje bore në të gjithë qarkun e Korçës, drejtuesit e automjeteve drejt Dardhës këshillohen të lëvizin me zinxhirë

1582808056_bore.jpg

Reshjet e borës kanë nisur edhe në qarkun e Korçës prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore. Më pas bora ka zbritur edhe në qytet duke bërë që temperaturat të zbresin në minus. Sipas autoriteteve lokale, ka pasur probleme me qarkullimin në segmentin e Dardhë-Korce, ku bora ka shkuar nga 5 në 20 cm trashësi. Në orët e mëngjesit drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të përdorin zinxhirë. Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjest në rrugët që paraqesin probleme, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të tregojnë kujdes për shkak të prezencës së borës në rrugës.

Ora 12:55
Nisin reshjet e dëborës në Llogara (FOTO)

1582804752_borellogara.jpg

Nisin reshjet e dëborës në zonën e Llogarasë në Vlorë. Temperaturat e ulëta kanë sjellë dhe dëborën, ndërsa pritet që intensiteti i reshjeve të vijë në rritje. Policia rrugore këshillon shoferët që të kenë kujdes në drejtimin e automjeteve  për shkak të pjerrtësisë së madhe që ka rruga. Temperaturat kanë sjellë edhe ngrica nga krahu i Palasës, e për pasojë edhe rrezik më të madh në qarkullim, nëse nuk merren masat për t'u pajisur me goma dimri. 

Ora 12:11
Reshje dëbore në Bulqizë, ulen temperaturat

1582801953_bora.jpg

Edhe Bulqiza është përfshirë nga reshjet e dëborës si pasojë e temperaturave të ftohta që kanë përshirë vendit. Reshjet kanë vijuar përgjatë gjithë paradites së sotme. Nuk raportohet për vështirës në qarkullimin rrugor.

Ora 10:33
Era e fortë në Sarandë pezullon lundrimin (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm Saranda është përfshirë nga erëra të forta. Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi në linjat Sarandë-Korfuz. Kapiteneria e Sarandës se shkak për këtë është pikërisht era e fortë që e ka bërë të pamundur lundrimin në det.

Ora 09:13
Shishtaveveci zbardhet nga dëbora, reshje shiu në zonat e ulëta (FOTO)

Zonat malore në qarkun e Kukësit janë 'zgjuar' mëngjesin e sotëm të mbuluar nga reshjet e dëborës. Në Shishtave trashësia e dëborës ka arritur në 10 cm. Rrugët janë të qarkullueshme, ndërsa deri tani nuk raportohet për probleme. Ndërkohë që në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.

Ora 08:08
Edhe Fushë-Kruja zbardhet nga breshëri, nuk raportohet për dëme (VIDEO)

Reshje të dendura breshëri ka pasur edhe në qytetin e Fushë Krujës. Si pasojë e tyre, rrugët janë zbardhur, por nuk raportohet për dëme.

Ora 08:04
Moti i keq shkakton vonesa në Portin e Durrësit, shtyhet për në mëngjes nisja e dy trageteve drejt Barit

1582787269_tregat.jpg

Moti i keq ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve në portin e Durrësit drejt Italisë. 2 tragetet e linjës Durrës-Bari të cilat ishin parashikuar të niseshin mbrëmjen e djeshme, janë nisur drejt Italisë mëngjesin e sotëm dhe pritet të mbërrijnë në destinacion në mesditë.  Ndërsa 2 tragetet nga Bari për Durrës po mbërrijnë sipas grafikut në portin e Durrësit. Mbrëmjen e djeshme era ka arritur shpejtësinë 65-70 km/orë duke krijuar vështirësi në lundrim. Mbrëmjen e djeshme për shkak të erës tre tragete në Portin e Durrësit që ishin bërë gati për t'u nisur kanë pësuar një përplasje të lehtë me njëri tjetrin. Tre tragetet ishin gati për t'u nisur për lundim, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë ka shmangur një aksident të mundshëm.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren