Tirana zyrtare dhe politika
përshëndesin lirimin e Haradinajt
Rama: E drejta vonon por nuk harron
Meta: Vendim i vonuar, fundi i një procesi të kot

Tirana zyrtare dhe politika<br />përshëndesin lirimin e Haradinajt<br />Rama: E drejta vonon por nuk harron<br />Meta: Vendim i vonuar, fundi i një procesi të kot
Vendimi i Gjykatës së Colamarit për lirimin e ish- kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është mirëpritur nga përfaqësues të lartë të politikës shqiptare dhe jo vetëm.

Kryeministri Rama, kreu i opozitës Basha, ministri i jashtëm Ditmir Bushati kanë përshëndetur lirimin e Haradinajt pas 4 muajve.

Rama: E drejta vonon por nuk harron 
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e gjykatës në Francë për lirimin e Ramush Haradinajt.
 
Rama shprehet se e drejta vonon por nuk harron dhe Ramushi do të zbresë edhe një njëherë fitimtar në Prishtinë.
 
"Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë. Krenar për UÇK. E drejta vonon po nuk harron, respekt" shkruan Rama. 

Pas njohjes me të gjitha provat që depozitoi Serbia ndaj ish-Komandantit të UÇK, gjykata vendosi të mos i marrë në konsideratë. Kështu pas 4 muajve në Francë, kreu i AAK sot do të rikthehet në Kosovë.

Meta: Vendim i vonuar, fundi i një procesi të padobishëm politikisht
Kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka konsideruar vendimin e Gjykatës për lirimin e kreut të AAK Haradinaj, si një vendimi vonuar por gjithsesi i shumë pritur nga të gjithë shqiptarët.
 
Meta tha se ishte i bindur se drejtësia franceze do të vinte në vend një të drejtë të merituar për Ramushin dhe për Kosovën. Sipas tij, lirimi i Haradinaj, i dha fund një procesi të pakuptimtë juridikisht dhe të padobishëm politikisht.
 
Gjithashtu Meta shprehet se ky lajm është një lajm i bukur për të gjithë shqiptarët dhe se është i gëzuar që më në fund Haradinaj fitoi të drejtën e tij të mohuar padrejtësisht për t’u kthyer pranë familjes së tij të dashur, simpatizantëve dhe qytetarëve të cilët e mbështetën pa kushte gjatë qëndrimit të tij të detyruar në Francë.

Basha: Qeveria të bëjë presion te Serbia të heqë dorë nga urdhër arrestet 
Lirimin e ish- kryeministrit të Kosovë, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.  
 
Në reagimin e tij, Basha shkruan se vendimi i gjykatës së Colmari ishte i duhuri dhe se ky ishte një shembull i drejtësisë së plotë.
 
Sipas tij, me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, dhe të anullojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës.
 
Gjithashtu sipas Bashës, pas lirimit të Haradinajt, qeveria shqiptare duhet të ushtrojë presion ndaj Serbisë për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga praktika që ai i ka konsideruar të turpshme dhe në këtë formë raste si ai i Haradinajt nuk do të përsëriten më. 

Bushati: Fitore e së vërtetës dhe e drejtësisë
Në të njëjtën linjë me kreun e qeverisë, ka qenë dhe ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati i cili shkruan se “drejtësia vonon po nuk harron.  Mirë se të vish në atdhe Ramush Haradinaj!”.

Lirimin e ish- kryeministri të Kosovës, Bushati e ka konsideruar si një fitore të së vërtetës dhe të drejtësisë ndaj akuzave sipas tyre të pabaza, të cilat për Bushatin kishin si qëllim të përbaltin një autoritet politik e publik, të destabilizojnë shtetin e Kosovës, dhe të barazojnë përpjekjet e popullit të Kosovës dhe të UÇK-së për liri e mëvetesi me krimet monstruoze të regjimit të Millosheviçit.

Gjithashtu në reagim reagimin e tyre, Ministria e Jashtme shqiptare shkruan se se Serbia duhet të heqë dorë nga përdorimi i urdhër-arresteve si formë presioni ndaj Kosovës.


(dy.b- B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot