Tirana zyrtarizon 2 brazilianë

Tirana zyrtarizon 2 brazilianë
Tirana ka zyrtarizuar sot një goditje të dyfishtë për pjesën e dytë të sezonit.
 
Dy futbollistë brazilianë të ardhur para pak ditësh në Shqipëri, pasi kane kaluar me sukses testet mjekësore, kanë mbyllur sot marrëveshjen zyrtare për t’u veshur bardheblu.
 
Aleks Uilliand dhe Hugo Almeida janë dy futbollistë të Tiranës për gjashte muajt e ardhshëm.
 
Marrëveshja është bërë për gjysmën e dytë të sezonit me opsionin për t’u rinovuar serish nëse gjërat do te shkojnë mirë.
 
Kjo goditje e dyfishte përforcon skuadren në repartin ofensiv. Aleks Uillian është mesfushor me tipare sulmuese, 27-vjeç që më parë ka luajtur ne Brazil për disa skuadra.
 
Hugo Almeida është sulmues 30-vjeçar që sezonin e fundit ka luajtur për Portuguesen njësoj si dhe Aleks Uillian. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë