Një sfidë që vendos gjithë sezonin, është ajo sot mes Tiranës dhe Vorës. Objektivi i bardhebluve në vend të parafundit është i vetëm, 3 pikët.
Çdo gabim në këtë fazë të sezonit mund të kushtojë shumë shtrenjtë dhe të rrezikojë objektivin minimal të klubit. Një barazim, e aq më tepër një humbje, do të kishte efektin e një goditjeje të rëndë për moralin dhe renditjen, duke e vënë skuadrën në një pozitë tepër të vështirë.
Aktualisht Tirana ka 24 pikë, ndërsa Vora 27, ndërsa Bylisi që fitoi dje me Flamurtarin është në kuotën e 30 pikëve në vend të shtatë, më i qetë në luftën për mbijetesë.
Në tre përballjet e mëparshme këtë sezon mes Tiranës dhe Vorës, bardheblutë kanë marrë vetëm një pikë, duke barazuar 1-1 në një rast, ndërsa janë mundur në dy ndeshjet e tjera me rezultatet 3-1 dhe 2-0.
Komente









