TIRANE- Qytetarët vazhdojnë të presin në radhë për të kolauduar automjetin. Ata shprehen se duhet një ndërhyrje e institucioneve shtetërore për të zgjidhur një problem që veçse përsëritet. Për kolaudimin qytetarët paguajnë jo pak, por firma private ofron një shërbim jashtë standardeve.
Por ka dhe qytetarë të cilët shprehen se gabimi është bërë që në përzgjedhjen e fimrës koncesionare.
Që prej vitit 2009-të ky shërbim iu dha kompanisë zvicerane “SGS Automotive Albania”, një kompani kjo e cila është e regjistruar në Zvicër, ku me eksperiencën dhe teknologjinë e ofruar do të sillte risi në këtë fushë. Por ajo çka ndodh është se në një ritual që nuk ndryshon, qytetarët përballen me rradhë të gjata dhe pse këtë shërbim e paguajnë jo lirë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com