Mamaja e Linditës, Antoneta Patoku rrëfen për Report Tv me sytë e përlotur por me një zë të vendosur para vajzës se do bëjë ç’të jetë e mundur për ta shëruar, ndaj kërkon ndihmë për të.
“Unë kam qenë në punë, kam dalë nga puna në momentin kur vajza u sëmurë. Kam 4 muaj që po bredh vetëm nëpër spitale. Shkova e shtrova në spital dhe më thanë për mua merre dhe ik, sepse ne nuk mund të bëjmë më shumë. Dhe i kam thënë doktorit si mund t’ia thoni nënës këtë fjalë. Unë kërkoj ndihmë që ta çoj vajzën jashtë shtetit, ta kuroj atje”, tha Antoneta.
Lindita ka nevojë për lëngje dhe ushqim të përzgjedhur, por familja Patoku nuk mund t’ia plotësoj pasi të 8 pjesëtarët e familjes janë të papunë. “Ah sa e mërzit jam, nëna do vetëm ta shoh vajzën siç e ka pasur. Kur nuk ha, kur nuk pi vajza ime, më pikëllon shpirti”, tregon mamaja e Linditës. E vetmja gjë që ka mundur të sigurojë Antoneta për të ushqyer mirë vajzën e saj dhe nipin që sapo i ka lindur, është një shtrydhëse frutash, e cila është e vendosur në karrigen e shtrembëruar në shtëpinë e varfër të tyre.
Apeli për ndihmë
Numri i telefonit ku mund të kontaktoni familjen e Linditës:
Mobile: +355 67 62 54 415
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










