Tiranë- Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës mesditën e kësaj të diele, pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip kallashnikov.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00. Ka qenë një telefonatë e qytetarëve në numrin e emergjencave 112, të cilët kanë njoftuar se në Rrugën "Coca Cola", zona e Nishtullës 3, ka të shtëna me armë zjarri.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas kontrollit të territorit gjetën dhe sekuestruan nē cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë identifikuar dhe më pas arrestuar në flagrancë shtetasin Stivi Haka, 19 vjeç, banes në Tiranë
I riu dyshohet se ka bërë qitje në ajër me një armë zjarri automatike.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com