TIRANË-  Një fabrikë sheqeri në rrugën dytësore Vorë- Tiranë ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre persona të maskuar kanë hyrë nga muri i pasmë i fabrikës ku kanë lidhur rojen dhe u kanë marrë celularët.

Gjithashtu mësohet se autorët kanë arritur të hapin me forcë kasafortën si dhe kanë marrë një sasi prej  140 mijë lekësh e më pas janë larguar me një makinë nga vendngjarja.
 
Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)