4 persona janë arrestuar dhe një tjetër po procedohet penalisht vetëm gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.
Policia e Tiranës gjatë kontrolleve të ushtruara arrestoi në flagrancë një 21-vjeçar S.D., pasi në xhepine xhupit i ka gjetur një sasi lënde narkotike. Gjithashtu u procedua penalisht dhe shoku i tij, me të cilin ndodhej në makinë shtetasi A.D., për moskallëzim krimi.
Në pranga përfundoi edhe një 23-vjeçar tjetër në sheshin “Skënderbej”, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 40 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën "Shaban Bardhoshi".
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga është arrestuar edhe L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", sepse më datë 05.03.2020, gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Komente











I mbushet burgjet me cunak qe pine hashash o shtet legen.Po meruni me kriminelet jo me hallexhinjte
Përgjigju