Tiranë, 400 punonjës të QSUT
2 muaj në punë pa rroga
Bëhet fjalë për sanitarë, personel ndihmës të administratës, por edhe mjekë e infermierë të rinj të cilët janë punësuar me kontratë provizore, 2-4 apo 6 mujore. Vetëm gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, në redaksinë e “Shqiptarja.com”, kanë mbërritur 5 ankesa nga këta punonjës, të cilët thonë se nuk e kanë të qartë nëse do t’i marrin paratë e tyre apo jo.
TIRANË - Rreth 400 punonjës të administratës së Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza” ka dy muaj që nuk marrin pagat. Bëhet fjalë për sanitarë, personel ndihmës të administratës, por edhe mjekë e infermierë të rinj të cilët janë punësuar me kontratë provizore, 2-4 apo 6 mujore. Sapo mbushej ky afat, kontratat iu rinovoheshin sërish, por që prej dy muajsh plot 400 punonjës nuk kanë marrë asnjë lekë për punën e kryer, ndërsa askush nuk i ka njoftuar se janë ndërprerë marrëdhëniet e punës. Vetëm gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, në redaksinë e “Shqiptarja.com”, kanë mbërritur 5 ankesa nga këta punonjës, të cilët thonë se nuk e kanë të qartë nëse do t’i marrin paratë e tyre apo jo.
“Të paktën të na thonë se si qëndron puna dhe ne të mos shkojmë kot, nëse nuk do të na i japin lekët”, - na thotë një punonjëse e kësaj administrate, që e kanë lëvizur edhe nga pozicioni i punës. Ndërkohë që një tjetër i prekur nga kjo reformë thotë se vendet e tyre tashmë janë zënë.
“Ne e shikojmë se si është puna, pasi ne jemi çdo ditë aty. Në të njëjtin vend pune me mua, dhe kështu kanë bërë thuajse me të gjithë ne që kishim kontratë provizore, kanë marrë persona të tjerë në punë, që për më tepër janë simpatizantë të LSI-së. Këta çuditërisht e kanë marrë rrogën rregullisht. Kurse për ne nuk ka para. Se normal, duke i dubluar vendet, administratë është tej mase e fryrë dhe nuk kanë se ku i gjejnë paratë edhe për ne edhe për simpatizantët e partisë. Ne do t’i presim edhe pak ditë, pastaj do të organizohemi në protesta a në çfarëdo lloj forme, pasi askush nuk mund të marrë atë që na takon. Ne mbajmë familjet me këtë rrogë, ndërkohë që u bëmë dy muaj që nuk e marrim”- shprehet i indinjuar punëtori tjetër i prekur nga kjo ‘reformë’.
Ndërkohë burime pranë drejtorisë së QSUT-së na sqarojnë se nuk është e vërtetë se ka probleme me pagat, apo dublime vendesh pune, por vetëm vonesa të momentit dhe shumë shpejt lekët do të kalojnë në llogarinë e të gjithë punonjësve të QSUT-së, e cila ka në total rreth 3400 punonjës përfshi mjekë, infermierë, administratë e staf mbështetës.
(ek/aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.3%
-
JO
48.8%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2774
Lajme të tjera
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24
-
'Gjelat' të pandalshëm përballë Holandës, gjunjëzojnë 'tulipanët' brenda 21 minutave lojë! Mbappe trefishon shifrat
24 Mars, 21:20
-
Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohet
24 Mars, 21:19