Një 41-vjeçare ka denoncuar në komisariatin numër 3 në Tiranë se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës, kanë ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur duke shënuar kështu një tjetër rast dhune në institucionet e arsimit.

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Gupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po kryhen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Denoncimi vjen pas ngjarjes që tronditi opinionin publik, ku një vajzë vetëm tre vjeç u dhunua nga edukatorja në një kopsht privat në kryeqytet e për pasojë theu këmbën që tashmë ka në allçi.

Edukatorja është është lënë sot në burg nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet po vijojnë.