Tiranë/ 4iG nënshkruan deklaratën Roaming: Duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Tiranë/ 4iG nënshkruan deklaratën Roaming: Duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Nënshkrimi i marrëveshjes, Tiranë

Duke filluar nga 1 tetori 2023, operatorët e telekomunikacionit në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, angazhohen të ulin tarifat e shërbimit data roaming për qytetarët dhe bizneset.

Si një nga investitorët më të mëdhenj në tregun e telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor, 4iG Group, investitor i ALBtelecom dhe One Telecommunication në Shqipëri, së bashku me One Crna Gora në Mal të Zi, mbështeti nismën e lëvizjes ndërkufitare, duke nënshkruar Marrëveshjen  Roaming në samitin digjital të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, më 6 dhjetor.

“Në epokën që jetojmë, teknologjia eleminon kufijtë midis kombeve evropiane. Duke pasur interes të konsiderueshëm në tregun e Ballkanit Perëndimor, ne mbetemi shumë të fokusuar në integrimin ekonomik të këtij rajoni me Bashkimin Evropian dhe në avancimin e zhvillimeve që synojnë integrimin e mëtejshëm, veçanërisht në fushën e telekomunikacionit dhe TIK-ut” – tha Péter Fekete, CEO i Grupit të 4iG.

Angazhimi i operatorëve të telekomunikacionit, sipas Deklaratës, kontribuon në forcimin e lëvizshmërisë ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor, si dhe përmirëson dhe thjeshton lidhjen e qytetarëve dhe bizneseve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

 “Kjo marrëveshje është rezultat i investimeve disavjeçare në rrjet dhe infrastrukturën e nevojshme për t'u lidhur me rajonin dhe për të arritur shërbimet më të mira të roaming-ut. Përvoja e tregut shqiptar dhe zhvillimi teknologjik ofrojnë njohuri të shkëlqyera për partnerët tanë për të përdorur shërbimet e telekomunikacionit dhe TIK--ut për zhvillimin e mëtejshëm të potencialit të ekonomisë rajonale” – tha Emil Georgakiev, CEO i One & ALBtelecom, Shqipëri.

Deklarata për Roaming e nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit mbështetet nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të nismës "Roam Like at Home-Fol si n’shpi" si në BE ashtu edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje kërkojnë të gjejnë një qasje të koordinuar për të kontribuar në oferta efektive dhe të nevojshme për konsumatorët që udhëtojnë midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Operatorët e telekomunikacionit, në bazë të Deklaratës, do të konsiderojnë të prezantojnë gradualisht planet tarifore dhe opsionet për të reduktuar tarifat shtesë të data roaming-ut ndërmjet BE-së dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në të dy drejtimet, nga të cilat duhet të përfitojnë qytetarët dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e BE-së.

Ulja e tarifave të roaming-ut fillon në datën 1 tetor 2023. Bazuar në Deklaratë, do të miratohet njëzëri një përshkallëzim për çmimin tavan të shitjes me pakicë dhe do të shpallet jo më vonë se deri më 1 maj 2023. Ulja e parë e ndjeshme e çmimeve të data roaming-ut do të ketë efekt që nga 1 tetori 2023.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren