E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit dhe humb jetën

57-vjeçari Ibrahim Isufi po ngjitej mesditën e së enjtes në katin e dytë të pallatit në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio, ku jetonte prej disa kohësh me qira bashkë me familjen. Por, Isufi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, nuk ngjiti shkallët në të djathtë, por ra në gropën e ashensorit, e cila ishte krejtësisht e hapur dhe pa asnjë mbrojtje në anën tjetër.  

Rënia me kokë nga një lartësi jo më shumë se 1 metër rezultoi fatale për 57-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend. Burri 57 vjeç u gjet nga fëmijë të pallatit, të cilët në panik njoftuan familjarët. Policia e gjeti pa shenja jete Isufin, i cili sipas burimeve pranë bluve dallohet në pamjet e kamerave të sigurisë jashtë pallatit teksa hyn dhe nuk mban ekuilibrin për shkak të pijes, e cila mund të jetë bërë shkak për rënien e pavetëdijshme dhe fatale për jetën.

Pallati ku ndodhi ngjarja e rëndë është ndërtuar më shumë se 10 vjet më parë dhe ndërtuesi asnjëherë në këtë shkallë nuk ka ndërtuar ashensorin dhe aktualisht banorët thonë se është jashtë vendit. Nuk ka administrator edhe pse banorë të ndryshëm thonë se për të ishte kujdesur një burrë që shtëpinë nuk e ka aty dhe nuk vjen pothuajse kurrë.

Gropa e ashensorit është e hapur vetëm në katin zero, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ndërsa në katet më sipër janë të zënë me gips. Një banor thotë për Report Tv se më para, gropa e ashensorit ka qenë plot me mbeturina dhe e mbyllur vetëm pak me paleta tullash, por disa muaj më parë ishte pastruar nga punëtorët, të cilët e lanë pa asnjë mbrojtje.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po po: 02/05/2024 19:42

    Ket fjalen "i dehur " do ja ken shtu pronari pallatit qe e ka len hapt ate grop

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani