TIRANË- Një 61-vjeçar nga Burreli u paraqit në QSUT ditën e sotme rreth orës 08:30 me nënën e tij, e cila kishte nevojë për shërbim mjekësor. Por, 61-vjeçari ndërsa shoqëronte nënën e tij, përfundoi edhe vetë në spitalin e Traumës. Ai është rrëzuar nga kati i dytë i QSUT teksa pinte cigare në dritare.
Luan Hima ka rënë nga kati i dytë, pasi ka rrëshqitur gjatë kohës që po pinte cigare në dritare. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, dhe po trajtohet në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në kokë dhe tek gjymtyrët.
“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Report Tv solli edhe video nga ambientet e spitalit, ku dallohet se 61-vjeçari nga kati i dytë i QSUT ka rënë mbi tendë.
Një 61-vjeçar nga Burreli, Luan Hima, ra sot nga kati i dytë i QSUT, pasi kishte shkuar me nënën e tij, e cila kishte nevojë për shërbim mjekësor.
Por, teksa 61- vjeçari kishte dal në dritaren e katit të dytë për të pirë cigare, ka rënë prej atje.
Në një intervistë për Report Tv, nëna e 61 vjeçarit, tregoi se e panë kur ra nga dritarja e katiti të dyrtë të spitalit dhe shkuan për ti dhënë ndihmën e parë.
"Ai shkoi për të marr një letër për të firmosur, se e kam pas në orën 12 me vënë një koronare dhe kur e kam parë djalin që ra poshtë, s'di gjë tjetër më. Isha aty dhe e pash ra si parashutë dhe kemi shkuar i kemi dhënë ndihmën e shpejtë me gjithë vajzën time. Mjekët thonë se është mirë, po s'kemi shkuar që ta shohim ende, e kanë futur në operim. Po rridhte shumë gjak dhe ka marr plagë në kokë, po edhe ndonjë thyerje krahu. Nuk e di si nuk më la zemra, sepse erdhi për mua dhe po heq keq për veten e vet. Nuk e pamë se çfarë ishte duke bërë dhe se di pse ka rënë, dhe vetëm kur e pamë po i thërrisja, Luan", tha ajo.
Nëna e 61- vjeçarit tha se i biri nuk kishte probleme shëndetësore dhe nuk vuante nga tensioni.
"Jo ishte mirë, kishte ardhur për mua, por se si ishte puna nuk di gjë unë", tha ajo..