Tiranë/ 75-vjeçarja bie nga ballkoni i pallatit dhe ndërron jetë! Makina përplas 10 vjeçarin te '5 Maji'

Tiranë/ 75-vjeçarja bie nga ballkoni i pallatit dhe ndërron jetë! Makina përplas 10 vjeçarin te '5 Maji'

Foto ilustruese

Një 75-vjeçare në Tiranë ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte mbrëmjen e sotme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

Më datë 23.03.2021, rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte shtetasja N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.  Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Ndërkaq policia njofton se edhe një 10 vjeçar është lënduar pasditen e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti rrugor. 10 vjeçari është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.03.2021, në rrugën “5 Maji", mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. I., rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë