Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një furgon mallrash i një firme private ka goditur një mjet të parkuar dhe ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Allias, në rrugën “Njazi Meka”, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është më rëndë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë, pasi furgoni mësohet se ka rrëshqitur dhe për pasojë është përplasur me mjetin tjetër. Dy të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. 

[gallery]24766[/gallery]

d.c./shqiptarja.com