TIRANE- Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm tek “21 Dhjetori” në Tiranë.
Në aksident u përfshinë tre makina. Për pasojë shoferi i një mjeti tip Benz ndodhet në vdekje klinike, ndërsa 2 të tjerë u plagosën. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit. Sipas policisë shkak për aksidentin ka qenë mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe shpejtësia e madhe. Nga të dhënat e para mendohet se një makinë e cila po ecte në unazë ka hyrë me të kuqe dhe në këtë moment është përplasur me makinën që po vinte nga Rruga e Kavajës drejt Kombinatit. Në gjëndje më të rëndë është shoferi i makinës së fundit. Në këtë aksident u përfshi dhe një makinë tjetër që po vinte po nga Rruga e Kavajës drejt Kombinatit (Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com