Një aksident automobilistik ka ndodhur në mesnatën e sotme në rrugën Durrës - Tiranë me pasojë plagosjen e dy personave. Një makinë me targa AA 469 DO është përmbysur tek mbikalimi i Kasharit dhe si pasojë janë plagosur dy persona që udhëtonin në të.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak me makina të rastit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pasi ka mësuar për aksidentin dhe po heton për shkaqet e aksidentit dhe për zbardhjen e fakteve.

Sipas informacioneve të para nga polica dyshohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i shpejtësisë të lartë të mjetit.

* Foto nga vendi i ngjarjes



(b.m/shqiptarja.com)