Një aksident rrugor është regjistruar në orët e vona të kësaj të enjte në aksin rrugor Tiranë-Ndroq. 

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një punonjës policie me iniciale SH.L ka mbetur i plagosur rëndë i cili ishte duke udhëtuar në një prej makinave. 

Ai është transpotuar menjëherë në drejtim të spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se gjendja e tij të shëndetësore është në rrezik për jetën. Punonjësi i policisë ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi aksidenti. 

Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte shpejtësia e lartë.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com