TIRANË - Rreth 2 orë pas aksidentit pranë zonës së njohur si Shallvaret në kryeqytet, ka ndërruar jetë në spital një prej grave të aksidentuara që u përplasën nga automjeti me targa AA 917EE. Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se dy gratë e aksidentuara janë nënë e bijë.
Mësohet se mjeti tip “Audi” ka tentuar të shmangë përplasjen e dy kalimtareve, por ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar buzë lumit Lana, tek zona e Shallvareve në kryeqytet.
Dy gratë janë dërguar menjëherë pas aksidentit drejt Spitalit Ushtarak ku iu nënshtruan ndërhyrjes së nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht njëra prej tyre nuk i ka mbijetuar plagëve të marra duke ka ndërruar jetë. Burime nga Spitali Ushtarak bëjnë me dije se edhe e aksidentuara tjetër ndodhet në rrezik për jetën.
Mësohet se gruaja që ka humbur jetën është Myrvete Sula, 73 vjeçe, ndërkohë që në gjendje të rëndë është vajza e saj K. Hysa, 45 vjeçe e cila ndodhet në spital
Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit tip “Audi” T.Sh. 35 vjeç. Nuk kam ende një komunikate zyrtare.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO