TIRANË – Një  kamion i forcave të armatosura është përfshirë në një aksident rrugor së bashku me disa makina të tjera në kryeqytet.Fatmirësisht nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme materiale pa persona të lënduar.Kamioni është me targa GA 351-001, në pronësi të FA-ve (Forcave Ajrore)

Përplasja e makinave ndodhi në zonën e Brrylit në Tiranë. Ndërkohë pak orë pas aksidentit ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes e cila thekson se aksidenti ka ardhur si pasojë e frenimit të pakontrolluar të një furgoni, si rezultat kamioni ushtarak që po udhëtonte pas tij, përfshihet në aksident
Me anë të një njoftimi për mediat MM dhe SHPFA  thekson se kamioni i FA-ve është brenda të gjithë normave  teknike si dhe i mbuluar me siguracion.

Ja njoftimi i plotë i MM
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, bëjnë me dije se Kamioni Ushtarak me targën GA 351-001, në pronësi të FA-ve (Forcave Ajrore), është bërë pjesë e një aksidenti automobilistik fatmirësisht pa dëme në njerëz, mesditën e sotme pranë rrugës Bardhyl në Qytetin e Tiranës.Aksidenti ka ardhur si pasojë e frenimit të pakontrolluar të një furgoni, si rezultat kamioni ushtarak që po udhëtonte pas tij, përfshihet në aksident.
 
Si rezultat i trafikut të ngarkuar në këtë aks rrugor dhe në këtë orë, në aksident në mënyrë të pavullnetshme janë përfshirë dhe disa mjete të tjera private. MM dhe SHPFA informon se pas shqyrtimit të dokumentacionit nga grupi i policisë rrugore të mbërritur në vendngjarje, rezulton se kamioni i FA-ve është brenda të gjithë normave teknike si dhe i mbuluar me siguracion.

Shqiptarja.com sjell fotot nga aksidenti.

aksidenti
aksidenti
aksidenti
aksidenti
Foto të tjera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)