Eduart Dauti, 61-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Sipas policisë, 61-vjeçari ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar Ledjan Dervishin, i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.’- njofton policia.