TIRANE - Nga sot Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur operacionin masiv për prishjen e objketeve pa leje në brendësi të lagjeve të kryeqytetit. Sot fadromat e INUK janë pozicionuar në zonën e Shkollës së Baletit ku janë listuar 120 objekte të ndërtuar mbi trotuare dhe pa leje ndërtimi.

Sipas inspektorëve të INUK operacioni do të vazhdojë deri në muajin nëntor ku në total pritet që në lagjet e Tiranës të rrafshohen 800 objekte shumica e tyre mbi disa kate.

inuk shkolla marlin barleti me logo
(Në foto: Aksioni i INUK sot në Tiranë) Foto të tjera
 
Ndërhyrja në zonën e Minibashkisë 1 sot është ndjekur dhe nga foracat e policisë ku nuk është shënuar asnjë incident dhe në shumicën e objekteve pronarët e tyre kanë nisur të çmontojnë në mënyrë individuale objektet.

Rama: Shkulja e çibanëve në jug të Tiranës për një valë të re çlirimi
Operacionin e ndërmarrë ditën e sotme në zonën e Shkollës së Baletit në Tiranë e ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se aksioni i INUK për shkuljen e çibanëve shtrihet tashmë në jug të kryeqytetit, të asaj që ai e cilëson si një valë e re çlirimi për Tiranën.

“Operacioni i shkuljes se çibaneve nga buzet e rrugeve shtrihet ne jug te Tiranes per nje vale te re çlirimi” shkruan Rama
 
Kryeministri edhe herë të tjera ka komentuar aksionet e INUK, ku ka ripërsëritur se shkulja e çibanëve në kryeqytet nuk do të ndalojë. 


inuk shkolla marlin barleti me logo
(Në foto: Aksioni i INUK sot në Tiranë) Foto të tjera
 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)