TIRANË - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shprehur shqetësimin ditën e sotme për infrastrukturën jashtë njësive të tregtimit, e cila ka të bëjë me kanalizimet, si të ujrave të bardha e të zeza, e cila është detyrë e Bashkisë Tiranë.

Deklarata e AKU-së është bërë pas inspektimit në një nga tregjet më të frekuentuara të kryeqytetit, në Pazarin e Ri, pranë Sheshit “Avni Rustemi”
 
Gjatë kontrolleve të ditës së sotme, janë inspektuar 27 subjekte, ndërsa kushtet higjeno-sanitare të tregtimit ishin të përmirësuara në krahasim me inspektimet e mëparshme. Ndërkohë, janë evidentuar disa raste, kur produktet nuk shoqëroheshin me dokumentacionin e rregullt, si fletë-analizat, certifikatë veterinare etj, ndërsa subjekteve u janë lënë detyra.
 
AKU shprehet se do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme aksionet e koordinuara me drejtoritë rajonale, si dhe policinë e shtetit e atë bashkiake, në tregje të tjera në Tiranë, në qarqet e tjera të vendit si dhe rugët nacionale.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)