TIRANE - Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjëndje të lirë ndaj një shtetasje britanike, e cila kërcenoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar, për motive xhelozie.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës kanë pohuar, se ngjarja ka ndodhur dje në Rrugën “Teodor Keko” (Unaza e Re), kur 28-vjeçaroa Louise R.H., pas një debati me burrin e saj, Ervin D, 30 vjeç, e ka kërcenuar atë me jetë, duke i thënë, se do ta vriste me thikën e bukës.

Sipas të njëjtave burime, shkak është bërë një fotografi një celularin e 30-vjeçarit, për të cilën, anglezja kishte dyshuar se mund të ishte e të dashurës së tij.

Në momentin e kërcenimit, 30-vjeçari ka njoftuar policinë me anë të numrit të sallës operative dhe menjëherë në apartamentin e tij kanë mbërritur efektivat e komisariatit numër 6, të cilët kanë shoqëruar 28-vjeçaren, duke e neutralizuar atë.

Uniformat blu kanë pohuar për “Shqiptarja.com”, se anglizja, e cila kishte 4 vjet me artuar me shqiptarin dhe ishin banorës të zonës tek Unaza e Re, ka treguar, se shkak për konfliktin ishte dashuria që kishte ajo për Ervini, por ky i fundit, sipas saj, e tradhëtonte me femra të tjera, si dhe ajo i ka gjetur në telefon edhe fotografinë e një vajze, e cila është e dashura e tij.

Pas disa orësh marrje në pyetje, grupi hetimor dhe prokuroria kanë vendosur, që 28-vjeçarja britanike të procedohet në gjëndje të lirë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)