TIRANE- Një apartament në katin e gjashtë të një pallati tek Unaza e Re u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Fillimisht zjarrfikësit morën informacion se zjarri ishte problematik, ndërkohë që në momentin e rënies së flakëve nuk kishte pasur persona në apartament.

Komandati i shërbimit zjarrfikës deklaroi se disa persona, mes tyre dhe një polic zjarrfikës patën probleme me asfiksinë dhe iu dha ndihma e shpejtë. Me ndërhyrjen e policisë u bë i mundur evakuimi i banorëve të ndodhur në apartamente fqinje.

Një personi të paralizuar, i cili banonte në apartamentin fqinj me atë që u përfshi nga flakët iu dha ndihma e shpejtë.

" Një personi të paralizuar iu dha ndihma e shpejtë. Asfiksi të pjeshme pati dhe komandati i shërbimit zjarrifkës dhe iu dha ndihma e mjekut”- deklaroi Naim Toçila, komandati i shërbimit zjarrfikës. Ekspertët po punojnë për të mësuar shkaqet e zjarrit, mendohet se mund të ketë pasur një rrjedhje gazi.
(sg/shqiptarja.com)