TIRANE - Gjykata e Tiranës dha ditën e sotme masën e arrestit me burg pa afat për 4 të rinjtë që gjobitën me 100 mijë euro nëpërmjet kurthit seksual biznesmenin Juland Mustafaj.
ARRESTIMI
Ervin Gjana, 22 vjeç, Altin Dardha, 22 vjeç, Rustem Koçi, 21 vjeç, Ravjola Lila, 24 vjeç janë arrestuar ditën e 22 nëntorit në Tiranë pasi akuzohen se kanë kërcënuar një biznesmen kundrejt shumës 100.000 euro. Nëpërmjet deklaratës për shtyp, policia sqaron se personi i kanosur është Juland Mustafaj. Të rinjtë të moshës 22- 24 vjeç kishin kanosur me mesazhe telefonike 36-vjeçarin me banim në Tiranë, duke i kërkuar shumën prej 100 mijë euro. Policia arriti të sekuestrojë dhe telefonat me të cilët dyshohet se janë dërguar kërcënimet.
Kapja e këtyre shtetasve u bë në mesditë më datë 22 nëntor në rrugën “Bardhok Biba”, nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Të arrestuarit janë kapur në flagrancë, në momentin që biznesmeni 36-vjeçar do të paguante këstin e parë prej 25 mijë euro, të gjobës që supozohej se i kishin vënë të rinjtë.
KURTHI
Katër të rinjtë donin të fusnin në kurth biznesmenin Juland Mustafaj nëpërmjet joshjes seksuale. Ata nisën planin ndaj 36-vjeçarit, sipërmarrës në fushën e topografisë nëpërmjet Ravjola Lilajt, 24-vjeçarja me origjinë nga Memaliaj e cila nisi të flirtonte me biznesmenin.
TAKIMI I PARE
Takimin e tyre të parë e ka "stisur" shtetasi Ervin Gjana nëpërmjet një të njohurës së tij. E arrestuara Lila është ulur "si rastësisht" me biznesmenin në të njëjtën tavolinë dhe brenda javës duket se ka arritur t'i tërheqë atij vëmendjen dhe të niste takimet "kokë më kokë" dhe në fshehtësi me 36 vjeçarin Mustafaj. Biznesmeni ka kujtuar se bëhej fjalë për një flirt klasik kur takonte 24-vjeçaren, por kjo e fundit nga ana e saj rezultonte se flirtin me Mustafajn e kishte thjesht një "çështje të programuar".
PLANET
Pas çdo takimi me Mustafajn vajza 24-vjeçare raportonte tek i dashuri i saj, shtetasi Altin Dardha, i cili mesa duket është dhe organizatori i të gjithë lojës. Në një moment Dardha ka inskenuar një skenë së bashku me të dashurën dhe ka "kapur në flagrancë" çiftin duke luajtur madje dhe rolin e djaloshit të revoltuar që do të bënte çdo gjë vetëm për të vënë drejtësinë në vend. Duket se ky fakt e ka bërë vulnerabël biznesmenin dhe prej këtij momenti mes të treve ka nisur një marrëdhënie e tensionuar ku tre ditë më parë Altin Dardha dhe Raviola Lila menduan të arrinin në pikën finale të planit të tyre: Shlyerjen e fajit me gjobë nga biznesmeni. Dardha i vuri biznesmenit një gjobë prej 25 mijë eurosh, duke i bërë të qartë edhe në tre mesazhe telefoni të këmbyera mes tyre se nëse nuk do të paguante shumën e të hollave atëherë do të paguante edhe më shtrenjtë.
DENONCIMI
Porsa ka marrë shantazhin me sms dhe ultimatumin për të bërë pagesën brenda 48 orëve biznesmeni ka trokitur në dyert e policisë së kryeqytetit. Agjentët e kanë pajisur biznesmenin me përgjues dhe një sasi prej 25 mijë eurosh me numër serial të regjistruar paraprakisht. Nga ana tjetër janë vënë në përgjim të menjëhershëm numrat telefonik të Altin Dardhës dhe Raviola Lilës dhe nga thirrjet e realizuara prej tyre hetuesit mësuan se pjesë e skemës dhe e planit ishin dhe dy shokët e Altinit shtetasit Ervin Gjana dhe Rustem Koçi. Natyrisht që anëtarët e kësaj bande amatorësh nuk e kishin idenë se ishin "kokë e këmbë" nën përgjim dhe kanë komunikuar lirshëm me njëri tjetrin për momentin e "dorëzimit të lekëve". Biznesmeni Mustafaj ka dorëzuar 25 mijë eurot ndërsa fill pas dorëzimit kanë ndërhyrë agjentët dhe kanë prangosur katër të dyshuarit. Nga ana e saj policia në deklaratën e saj zyrtare tha se të rinjtë kishin planifikuar në total zhvatjen e 100 mijë eurove dhe se 25 mijë euro ishte vetëm kësti i parë.
Në njërin prej mesazheve dërguar biznesmenit, i është thënë se kishte vetëm 24 orë kohë për të bërë dorëzimin e 25 mijë eurove të kërkuara si shpagim i lidhjes së tij me femrën bashkëpunëtore.
BIZNESMENI I KOMPANISE SE DEKORIMEVE
Rezulton se shantazhet ndaj biznesmenit Mustafaj janë bërë në një periudhë kur ky i fundit nëpërmjet kompanisë së tij "Dixhiprint Al" ka fituar një nga tenderët më të lakmuar së fundmi në Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për tenderin me një vlerë prej afro 330 mijë dollarësh për dekorimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit, përfshirë dhe dekorimet e kryeqytetit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
Kompania "Dixhiprint Al" rezulton fituese e këtij tenderi edhe në buletinin e fundit të Agjencisë së Prokurimit Publik. Por a ka lidhje tenderi i fituar së fundmi nga Mustafaj me skemën e shantazhimit dhe gjobëvënies ndaj tij? Shqiptarja.com ka kontaktuar dje me hetues të kësaj çështje të cilët janë shprehur se katër të rinjtë e arrestuar janë ekzekutorët e shantazhit ndërsa nën hetim janë edhe persona të tjerë që mund të jenë ideatorë të gjobëvënies.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO