TIRANE – Katër adoleshentë janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Tiranës pasi në kohë e zona të ndryshme kanë vjedhur banesa e supermarkete.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë shtetasit E.Zekolli dhe E.Dyrmishi nga 17 vjeç, R.Beqiri 16 vjeç (të tre të dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes) dhe D.Muçaj 14 vjeç banues në Tiranë.

Adoleshentët u arrestuan në flagrancë në rrugën “Ali Kelmendi” teksa vidhnin në një supermarket të kësaj zone.

Policia njofton se pas një hetimi të kryer në ngarkim të tyre, rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë autor të një sërë vjedhjesh të banesave dhe supermarketeve të ndodhura në kohë e zona të ndryshme në Tiranë.

GRABISTE CANTA DHE SENDE PERSONALE, NE KERKIM
Një tjetër adoleshent “plaçkitës” është arrestuar nga policia e Tiranës. 16 vjeçari, J.Duri dyshohet të jetë i implikuar në disa vjedhje, me tendencë të çantave dhe sendeve personale të qytetarëve.

16 vjeçari ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshoj si autor i disa grabitjeve që prej muajit janar 2012.

(gm/Shqiptarja.com)