TIRANE - Është arrestuar ditën e sotme një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

I arrestuar është shtetasi Xhulio Veizi 31 vjeç, i cili është dënuar 30 vite burg nga Gjykata Italiane për trafik droge.

Arrestimi i 31-vjeçarit u bë gjatë operacionit të Forcave të Antidrogës dhe komisariati numër 2 në kryeqytet, në bashkëpunim i Interpol Tiranë me Interpoli Itali.

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës pritet që brenda pak ditësh të bëhet edhe ekstradimi i Veizit në Itali, ku i duhet të kryejë dënimin përkatës.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)