TIRANE - Është arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i cili ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Hamit Teodori, 42 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Allias.

Arrestimi i tij u krye sepse dy ditë më parë në rrugën “Myslym Keta” në Tufinë, dyshohet se në banesë ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen S.T. dhe fëmijët e tij me sende të forta.

Pasi u kryen veprimet e para proceduriale e hetimore nga ana e policisë, në cilësinë e provës materiale gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestrua një çekiç. Teodori ishte denoncuar edhe më parë për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

42-vjeçari ka shkelur edhe vendimin e Gjykatët së Rrethit Gjyqësor Tiranë pasi për të dhunuarën dhe fëmijët e saj ka lëshuar me dt.11.06.2012, vendim për vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrotjes, ku kohëzgjatja e këtij urdhri është një vit.

Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të parashikuar nga nenet 320, 84 dhe 130 /a të Kodit Penal.

(eç/shqiptarja.com)