TIRANË- Policia e Tiranës, sektori i krimit ekonomik, pas një pune të mirëorganizuar realizoi arrestimin në flagrancë të shtetasit Astrit Arifaj, vjeç 42, banues në zonën e Senatoriumit në Tiranë, si dhe nisi procedim penal për administratorin e një "Call Center".
Arrestimi i shtetasit Arifaj u krye në rrugën "Llambi Bonata", pasi duke u prezantuar si faturues pranë OSHEE-së Tiranë në zonën e Kombinatit, dyshohet se u merrte qytetarëve të ndryshëm shumën prej 10.000 lekë për të bërë të mundur ndërhyrjen në aparatet matës të energjisë elektrike në mënyrë që shuma që do të paguhej, të ishte më e ulët se vlera e kilovatëve që do të konsumohej realisht. Materialet hetimore dhe proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Korrupsionit pasiv të perosnave që ushtrojnë funksione publike".
Ndërkohë, Policia e Tiranës njofton se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Klevis Latifi, 22 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kompanisë "Call-Centër", sepse gjatë këtij viti prej një periudhe kohore 2 mujore përmes mashtrimit dyshohet se nuk i ka bere pagesat dhe sigurimet shoqërore në firmën e lartpërmendur disa shtetaseve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të mashtrimit. /ATSH/
/Shqiptarja.com