RINAS - Policia e Tiranës arreston Mentor Zenjullahu nga Kosova, i cili do të përdorte aeroportin e Rinasit si pikënisje për të shkuar në Siri.

24-vjeçari do të ndiqte intinerarin Tiranë-Turqi-Siri. Në momentin e arrestimit nga policia, Zenjullahu ndodhej në ambientet e brendshme të aeroportit, gati për t’u nisur, drejt destinacionit të paracaktuar.

Policia sqaron se në momentin e arrestimit të Mentor Zenjullahut, i është gjetur një video në telefon, e cila kishte përmbajte të luftimeve të Xhihadistëve në Siri, si edhe mesazhe e prova të komunikimit me grupet rebele të Alnusra të Sirisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)