Policia e kryeqytetit ka arrestuar 33-vjeçarin Alban Mero nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe për shitje droge.

Mësohet se ai e kishte kthyer banesën e tij në Fushë Mëzes të Tiranës në një repart të forcave speciale ku nuk mungonin armët nga pistoletë deri në pushkë të kalibrit të lartë e dylbi ushtarake.

Nën operacionin e koduar tekniku Mero është arrestuar orët e para të kësaj të diele, ndërsa atij i janë sekuestruar këto armatime që ju shihni në pamje mes tyre 2 pistoleta, 2 pushkë, një armë gjahu, fenelina policie, dylbi ushtarake dhe targa të ndryshme.

teknikuMero dyshohet të jetë përfshi në veprimtari të ndryshme kriminale dhe trafikim narkotikësh, ndërsa një burim i rezervuar pranë krimeve të rënda i tha A1Report se hetimet për këtë shtetas do të shtrihen dhe në atë të vrasjeve me pagesë.
 
teknikuNë  cilësinë e provës materiale janë  sekuestruar sendet si më  poshtë:
1. Një  qese plasmasi me ngjyrë të  zezë , e mbështjellë  me natriban nga ana e jashtme, brenda saj gjendet një  sasi prej lënde bimore me ngjyre jeshile, e ngjashme  në  erë  dhe karakteristika si ajo e bimës narkotike  Cannabis Sattiva, me peshe 580 gramë.
2. Një  pistoletë  kalibër 8 mm (pa numër), bashke me një  krehër me 18 (tetëmbëdhjetë ) copë  fishekë.
3. Një  pistoletë  se bashku me një krehër me 3 (tre) copë fishekë.
4. Një pushke model-56, me qyte dhe tyte te shkurtuar, së bashku me krehër me 6 (gjashtë ) copë   fishekë.
5. Një  pushkë  sportive pa numer.
6. Një  armë  gjahu teke.
7. Tre krehra ku secili prej tyre me nga 5 (pesë ) copë  fishekë.
8. Dy maska me ngjyre të  zezë .
9. Një  fenelinë  me dy llamba me ngjyrë  të  zezë  dhe gri.
10. Tetë  aparate telefoni celularë  të  markave të  ndryshme.
11. Një  dylbi armë.
12. Një  pale dylbi.
13. Një  qese me pulla fiskale me mbishkrimin Ministria e Financave.
14. Një  elektrik me ngjyrë  të  zezë , si ato që  vendosen në  kokë.
 tekniku
Redaksia Online
(a.h/f.s/shqiptarja.com)