50 mijë euro dhe brenda javës të jap dy apartamente në “Unazën e Re”, ndërsa lekët i dua në dorë. 

Këtë formulë sipas hetimeve të policisë së Tiranës Engjull Bengasi administrator i kompanisë së ndërtimit ''BEU Konstruksion'' me seli në Gramsh e veprimtari në Tiranë e ka përdorur duke marrë paratë dhe më pas ka humbur çdo kontakt me klientët.

32-vjeçari është vënë këtë të dielë në pranga nga policia e Tiranës e cila i bënë thirrje qytetarëve të denoncojnë nëse janë mashtruar nga Bengasi ose firma në të cilën ai ishte administrator.

Siç dhe shihni në këtë faksimile të siguruar nga Report Tv Engjull Bengasi është administrator i BEU Konstruksion nga 2012 deri në përfundim të mandatit në 2017.

Ndërkohë prej 2016 zyrat përmbarimore rezultojnë se kanë vendosur mbi kompaninë ku Bengasi është administrator tre sekuestro për mos respektim kontratash dhe shkyerje borxhi.

Vetë Bengasi mësohet se para policisë ka mohuar akuzën por ka pranuar se ka qenë në vështirësi financiare dhe paratë e marra nga shtetasi Q.M do t'ia kthente sërish.
 
Personat e mashtruar prej tyre dyshohet të jenë disa persona që kanë qenë të interesuar për blerje apartamentesh mes tyre dhe disa emigrant.